Kontrabandoi migrantë, një muaj paraburgim për mitrovicasin

  • E.K /
  • 18 August 2020 - 10:31
Kontrabandoi migrantë, një muaj paraburgim për mitrovicasin

Gjykata Themelore e Prizrenit ka aprovuar kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit për të caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale I.XH. nga Mitrovica në kohëzgjatje prej një muaj, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kontrabandim me migrantë.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 13.08.2020, e cila masë do të zgjasë deri më datën 12 shtator.

“Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 para.1 nën para.1.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së për të pandehurin me iniciale I.XH., sepse me datë 13.08.2020 rrethe orës 20:50 minuta në afërsi të fshatit Vërmicë Komuna e Prizrenit, me rastin e kontrollit të veturës të tipit “VW Tauran” me mbishkrimin Taxi, është hasur duke transportuar për në Mitrovicë shtetasit Sirian, të cilët ilegalisht kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, të gjitha këto me qëllim të përfitimit të dobisë financiare, i cili enkas nga Mitrovica ka ardhur në Prizren me qëllim të transportit të personave në fjalë, kjo e arsyeton dyshimin e bazuar se me qëndrimin në liri do të përsërisë veprimet kundër ligjore, andaj caktimi i masës së paraburgimit nga kjo bazë ligjore është e arsyeshme dhe e domosdoshme për mbarëvajtjen e kësaj procedure penale” thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)