Një lëvizje qytetare e revoltuar për ta ndjek këtë qeverisje të korruptuar

Një lëvizje qytetare e revoltuar për ta ndjek këtë qeverisje të korruptuar
Një lëvizje qytetare e revoltuar për ta ndjek këtë qeverisje të korruptuar

Dardan Grapci

  • 18 August 2020 - 07:48

Shkruan: Dardan Grapci

“E vetmja mënyrë për ti ndaluar këta pushtetar politik për të vazhduar me këto skandale është ose protestë gjithë popullore ose të bëhet kaos total nga qytetaret e cila është përsëri - revolta. Këta pushtetar, këta politikan, kanë harruar që nëse qohen qytetarët në revoltë çka mundë të ndodhë, apo presin që ti marrin në rruge me dhunë dhe hedhin nëpër kontejnerët e mbeturinave, siç ka ndodhur para disa viteve në Rusi dhe Ukrainë, dhe tani vonë në Serbi dhe Bullgari. Qytetarët e Kosovës duhet të bëjnë presion nëpër komuna duke kërkuar drejtësi , transparencë dhe ndihmë. E jo të tolerojnë që dikush të luaj me tatimet e tyre, kurse vetë të varfërohen edhe më shumë, ndryshe nëse qytetarët nuk vetëdijesohen atëherë ky problem do të jetë mesin tonë edhe shumë kohë”.

“Qeveria e Kosovës, jo vetëm tani gjatë pandemisë, por edhe vite më përpara, në të gjitha mandatet e kaluar, vazhdimisht ka gjetur arsye të shumta që të mos u ndihmohet qytetareve, duke ia filluar nga fermerët, punëtorët në sektorin privat dhe shtetërorë, mësimdhënësit, mjekët, familjet me asistencë sociale, pensionistët etj. Dhe shumë herë qytetarët e Kosovës ankoheshin kundër veprimeve injorante të atyre që ishin në pushtet. Mirëpo përgjegjësia për këtë mendoj se edhe tani bije mbi neve qytetarët. Janë bërë përsëri të njëjtat gabime sepse shumica i ka votuar personat e njëjtë. Sot qytetarët e Kosovës kanë më së shumti nevojë për ndihme nga Qeveria e Kosovës, jo vetëm për maska, dorëza apo ndonjë gjë tjetër, por edhe për mbështetje morale e psikologjike, inkurajim për durim dhe shpresë. Gjithashtu qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë për të dëgjuar se cili deputet u zgjodh ministër apo kryeministër, President apo Ministër i Jashtëm, qytetarët kanë nevojë për mbështetje nga kjo Qeveri vetëm për një gjë dhe ajo është sigurimi i stabilitetit dhe mirëqenies, ushqimi dhe mjetet higjienike që i duhen një familje në kushte të tilla të emergjencës. Rinia ka nevojë më së shumti për mbështetje nga kjo Qeveri, për tu rregulluar çështja e arsimit, punësimit dhe siguria. Por jo, kjo nuk po ndodhë nga këta politikan, po ndodhë i njëjti problem i vazhdueshëm me dekada dhe ajo është mashtrimi, gënjeshtra, zhvatja e parasë publike etj. E vetmja mënyrë për ti ndaluar këta pushtetar politik për të vazhduar me këto skandale është ose protestë gjithë popullore ose të bëhet kaos total nga qytetaret e cila është përsëri - revolta. Këta pushtetar, këta politikan, kanë harruar që nëse qohen qytetarët në revoltë çka mundë të ndodhë, apo presin që ti marrin në rruge me dhunë dhe hedhin nëpër kontejnerët e mbeturinave, siç ka ndodhur para disa viteve në Rusi dhe Ukrainë, dhe tani vonë në Serbi dhe Bullgari. Qytetarët e Kosovës duhet të bëjnë presion nëpër komuna duke kërkuar drejtësi , transparencë dhe ndihmë. E jo të tolerojnë që dikush të luaj me tatimet e tyre, kurse vetë të varfërohen edhe më shumë, ndryshe nëse qytetarët nuk vetëdijesohen atëherë ky problem do të jetë mesin tonë edhe shumë kohë”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".