Që 16 ditë pozitiv me Covid-19, kryeministri Hoti ende nuk është shëruar nga koronavirusi

  • E.K /
  • 18 August 2020 - 11:50
Që 16 ditë pozitiv me Covid-19, kryeministri Hoti ende nuk është shëruar nga koronavirusi

I pari i ekzekutivit kosovar, Avdullah Hoti ka më shumë që dy javë prej që është konfirmuar me Covid-19. Por Hoti zyrtarisht nuk ka njoftuar ende se është shëruar nga koronavirusi ani se  gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e mire. Ai që 16 ditë është konfirmuar pozitiv me Covid-19.

Media  ka kontaktuar me zyrtarë nga Qeveria e Kosovës. Nga atje kanë bërë me dije se Hoti shumë shpejtë pritet që t’i rikthehet punës së tij në zyre.

Kështu bën me dije Xhavit Beqiri , këshilltar për media i kryeministrit Hoti.

“Kryeministri Hoti ende nuk ka dalë në zyrë. Për gjithçka do të ju njoftojmë me kohë. Ne porsa ti kemi rezultatet e testimit do ju tregojmë”, ka deklaruar për Express Xhavit Beqiri, këshilltar për media i kryeministrit Hoti.

Ndryshe, shumë zyrtarë të shëtit tashmë janë infektuare me Covid-19.

Megjithëkëtë, në raportimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit në raportet ditore, numri i personave të infektuar është duke u ulur ndjeshëm dita-ditës.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 129 raste të reja pozitive, 9 viktima dhe 152 pacientë të shëruar.

Fatmirësisht, për të dytën ditë radhazi, vendi ynë shënoi më shumë pacientë të shëruar sesa të infektuar.

E gjatë ditës së diele, kanë qenë të konfirmuar 230 pacientë të shëruar, ndërsa sot 152.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot janë: 11,545 të infektuar, 7,343 të shëruar dhe 410 viktima.

(Kosova Sot Online)