Nuk ka marrëveshje dhe pajtim me Serbinë pa e pranuar shteti serb krimin dhe kompensimin e krimeve të luftës

Nuk ka marrëveshje dhe pajtim me Serbinë pa e pranuar shteti serb krimin dhe kompensimin e krimeve të luftës
Nuk ka marrëveshje dhe pajtim me Serbinë pa e pranuar shteti serb krimin dhe kompensimin e krimeve të luftës

Muhamet Kelmendi

  • 18 August 2020 - 07:59

Shkruan: Muhamet Kelmendi

“Si mundë të ketë raporte në fushën ekonomike, në kulturë a në Transport, kur ende mbi 1600 shqiptar të zhdukur janë nëpër Serbi të mbetur dhe që ky shtet nuk i jep. Për këtë duhet kërkuar dëmin material dhe moral. Vlera e këtij dëmi e kalon shifrën e 30 miliardëve. E përgjegjësia penale për dhunën dhe për terrorin, për përdhunimet dhe dëbimet masovike. Pra, si mund të ketë marrëdhënie pa e dënuar këtë veprim gjenocidial Beogradi! Nuk mendoj në sukses. Pavarësisht këtyre fakteve dhe mbi këto, Qeveria e z. Hoti duhet të jetë komplete me njerëz profesionistë, e përgatitur politikisht dhe të vepron në mënyra diplomatike. Nuk duhet vepruar si diletant politiko-diplomatike, sikurse një sharlatan diplomatik dhe asgjë. Pa raportuar në Kuvend dhe pa e marrë miratimin e Kuvendit nuk duhet të nënshkruaj asgjë. Thjeshtë kjo për faktin se jemi të dobët të përfaqësuar dhe kjo kërkon edhe një vendim të Kuvendit”.

- Nga deklarimet e bëra nga Shtëpia e Bardh duket se do të bisedohet vetëm për çështje ekonomike, dhe në këtë anë edhe për liberalizim të tregut dhe marrëdhëniet ekonomike. Sa do të arrihet në këtë anë mbetet të shihet. Megjithatë, do të nënshkruhen marrëveshje të ndryshme në fushën ekonomike dhe kështu Qeveria e Presidentit Tramp do të dali para votuesve të vetë edhe një herë si Qeveri e sukseseve, sidomos të atyre madhore. E keqja është se kështu dhe me këto marrëveshje ekonomike, fare, e përsëris, fare nuk fiton Kosova. Dhe s’ka çka fiton! Shitja e mallrave të Kosovës në Serbi është 0 me 0. Komunikacioni i Kosovës fare nuk lejohet me elementet e shtetit. Nuk lejohen makinat, pasaportat, kultura dhe librat shqipe të përdoren atje. Pse pra marrëveshje? Ato janë dhe shkojnë në interes të shtetit serb . Mallrat Serbe e kanë rrëmbyer vendin. Makinat, maunat dhe çdo gjë serbe vepron pa pengesë në Dardanin tonë. Në anën tjetër, nuk ka sukses asnjë marrëveshje ekonomike, pa ato të karakterit politik. E në këtë anë është njohja e shtetit sovran dhe të pavarur të Kosovës. Si mundë të ketë raporte në fushën ekonomike, në kulturë a në Transport, kur ende mbi 1600 shqiptar të zhdukur janë nëpër Serbi të mbetur dhe që ky shtet nuk i jep. Për këtë duhet kërkuar dëmin material dhe moral. Vlera e këtij dëmi e kalon shifrën e 30 miliardëve. E përgjegjësia penale për dhunën dhe për terrorin, për përdhunimet dhe dëbimet masovike. Pra, si mund të ketë marrëdhënie pa e dënuar këtë veprim gjenocidial Beogradi! Nuk mendoj në sukses. Pavarësisht këtyre fakteve dhe mbi këto, Qeveria e z. Hoti duhet të jetë komplete me njerëz profesionistë, e përgatitur politikisht dhe të vepron në mënyra diplomatike. Nuk duhet vepruar si diletant politiko-diplomatike, sikurse një sharlatan diplomatik dhe asgjë. Pa raportuar në Kuvend dhe pa e marrë miratimin e Kuvendit nuk duhet të nënshkruaj asgjë . Thjeshtë kjo për faktin se jemi të dobët të përfaqësuar dhe kjo kërkon edhe një vendim të Kuvendit”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".