Situata me Covid-19 në Spitalin e Vushtrrisë: 4 pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore

  • E.K /
  • 18 August 2020 - 12:38
Situata me Covid-19 në Spitalin e Vushtrrisë: 4 pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore

Në Spitalin e Vushtrrisë janë duke u trajtuar 40 pacientë për koronavirus, 4 janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 22 të tjerë janë me oksigjenoterapi.

35 prej tyre janë të konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.

Ndërsa 5 persona që janë duke u trajtuar në spital, ende nuk janë të konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.

Në mesin e të infektuarve me koronavirus në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed” ka edhe staf mjekësor.

Në përgjigjen e tyre thuhet se 8 infermierë dhe 1 staf tjetër mjekësor janë të infektuar me koronavirus.

(Kosova Sot Online)