Edhe sot erëra dhe shi, nga dita e enjte përmirësim i motit

  • E.K /
  • 19 August 2020 - 08:16
Edhe sot erëra dhe shi, nga dita e enjte përmirësim i motit

Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të paqëndrueshme ajrore, duke krijuar kushte për mot jostabil të shoqëruara me erëra, reshje shiu dhe rrezik për breshër.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se ky sistem frontal me erëra dhe shkarkime rrufesh, parashihet të godas pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ndryshueshëm, por që stuhitë parashihen në zona më të kufizuara, kryesisht në verilindje të vendit, të cilat mund të thithin sasi të konsiderueshme të reshjeve, gjë që këto zona rrezikohen nga vërshimet e shpejta.

Kjo situatë e paqëndrueshme meteorologjike parashihet edhe për sonte, ndërsa nga dita e enjte parashihet përmirësim i kushteve atmosferike.

Sa i përket temperaturave në të dy vlerat ekstreme, nuk parashihet të ketë ulje të ndjeshme, minimalet nga 15-17, ndërsa temperaturat maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.

Do të ketë erë nga drejtimet e ndryshme, por më i theksuar do të jetë drejtimi i veriperëndimit, shpejtësia e së cilës herë-herë mundë të arrijë mbi 17m/s.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira, për shkak të luhatjeve, amplitudave në fushat barike dhe indeksit UV i cili në orët me diell do të jetë i lartë.

(Kosova Sot Online)