Mutacioni i ri i koronavirusit: Më shpejt transmetues, më pak vdekjeprurës

  • E.K /
  • 19 August 2020 - 09:15
Mutacioni i ri i koronavirusit: Më shpejt transmetues, më pak vdekjeprurës

Një formë e re koronavirusi, ndoshta më infektuese se vetë Covid-19, është zbuluar në Malajzi dhe po përhapet në vendet e afërta.

Virusi, me emër D614G, u zbulua në Majlazi ku ekziston një vatër fillestare me 45 persona, por mendohet se pacienti zero ka qenë një udhëtar i kthyer nga India, që nuk kishte respektuar karantinimin 14-ditor.

Paul Tambyah, këshilltar i lartë në Universitetin Kombëtar të Singaporit dhe president i zgjedhur i Shoqatës Ndërkombëtare të Sëmundjeve Infektive, tha se provat sugjerojnë se përhapja e mutacionit D614G në disa pjesë të botës ka përkuar me një rënie të niveleve të vdekjes, duke sugjeruar se është më pak vdekjeprurës.

“Ndoshta një trend i tillë është pozitiv për botën”, është shprehur Dr. Tambyah.

Virusi po përhapet edhe në Filipinet e afërta, ku autoritetet deklaruan se mutacioni i ri i koronavirusit mund të ketë një forcë më të madhe infektimi, edhe pse është ende herët për ta kuptuar.

Fakti që një mutacion në virus do të bënte të mundur një përshpejtim të shtrirjes së pandemisë ka qenë një alarm i hershëm i epidemiologëve.

(Kosova Sot Online)