Gjashtë mjek dhe 15 infermierë nga Spitali i Pejës janë infektuar me Covid 19

  • E.K /
  • 19 August 2020 - 10:41
Gjashtë mjek dhe 15 infermierë nga Spitali i Pejës janë infektuar me Covid 19

Spitali i përgjithshëm në Pejë ka patur një vit të ngarkuar me pacientë. Numri i pacientëve me Covid 19 është poashtu i madh.

Gjashtë pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Aktualisht po trajtohen 62 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 40 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 4 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 222 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

187 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,418 analiza, ndërsa janë kryer 5 operacione.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 95 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 110 Rëntgena, 25 EHO dhe 6 CT-ja.

(Kosova Sot Online)