Faton Berisha pret që Këshilli Drejtues i UP-së mos të ndikohet nga jashtë

  • E.K /
  • 19 August 2020 - 13:02
Faton Berisha pret që Këshilli Drejtues i UP-së mos të ndikohet nga jashtë

Njëri nga tre kandidatët për rektor të UP-së, Faton Berisha, ka folur për medie, pas intervistimit nga Këshilli Drejtues i UP-së.

Berisha ka thënë se procesi i intervistimit ka shkuar në rregull dhe tash mbetet që të vendosët nga këshilli.

Ai ka thënë se shpreson që Këshilli Drejtues nuk do të ndikohet nga jashtë.

Berisha i cili ka qenë prorektor për kërkime shkencore në UP, ka thënë se me punën që ka bërë ka treguar  që mund të drejtojë Universitetin e Prishtinës.

“Kam shpresë që Këshilli nuk do të jetë i ndikuar nga jashtë apo politika. Si pjesë e menaxhmentit që kamë qenë si prorektor për kërkime shkencore dhe në progresin që ka bërë Universiteti i Prishtinës,  në ranglistat ndërkombëtare, kam treguar që mund ta qojë Universitetin e Prishtinës përpara”, është shprehur ai.

(Kosova Sot Online)