Zemaj në IKSHPK: Ky institut po ballafaqohet me ngarkesë të madhe të punës

  • E.K /
  • 19 August 2020 - 13:09
Zemaj në IKSHPK: Ky institut po ballafaqohet me ngarkesë të madhe të punës

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar IKSHPK-në, ku është takuar me drejtorin Naser Ramadani me bashkëpunëtorë.

Me këtë rast Zemaj ka vlerësuar se ky institut po përballen me ngarkesë të madhe të punës gjatë ditës.

Përmes një statusi në Facebook, Zemaj ka thënë se IKSHPK është në vijën e parë të frontit të luftës kundër Covid19, sikurse edhe ekipi Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekularë po bën testimet laboratorike me virus SARS-CoV-2 me metodën RT-PCR për qytetarët që mund të jenë të infektuar.

Ky është statusi i tij i plotë:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës/IKSHPK është në vijën e parë të frontit të luftës kundër Covid19. Sikurse edhe ekipi Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekularë po bën testimet laboratorike me virus SARS-CoV-2 me metodën RT-PCR për qytetarët që mund të jenë të infektuar. Punonjësit aty janë duke u ballafaquar me ngarkesë të madhe të punës gjatë ditës.

Sot vizitova IKSHPK dhe takova drejtorin dr. Naser Ramadanin, dr. Xhevat Jakupin – drejtor i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare dhe dr. Izet Sadikun, me të cilët biseduam rreth mbarëvajtjes së punës aty.

(Kosova Sot Online)