Kurti i reagon Thaçit për faljen e vrasësit të 13 vjeçarit që ishte edhe dëshmitar në rastin Dehari

  • E.K /
  • 19 August 2020 - 13:57
Kurti i reagon Thaçit për faljen e vrasësit të 13 vjeçarit që ishte edhe dëshmitar në rastin Dehari

Kreu i LVV’së, Albin Kurti ka i ka reaguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për faljen e dënimit të personit që vrau një 13 vjeçar dhe axhën e tij.

“Më 31 korrik, Ditën e Kurban Bajramit, morëm vesh se presidenti i Republikës së Kosovës fali pjesërisht dënimet e shtatë të dënuarve me burg. Njëri prej këtyre shtatë të burgosurve ishte dënuar për vrasje të dyfishtë: atë të një fëmije 13-vjeçar dhe xhaxhait të tij. Natyrisht që kjo nuk është hera e parë që presidenti ka falur të dënuar, por është përtej imagjinatës të falet një i dënuar për vrasje të dyfishtë, e aq më tepër kur njëra prej viktimave ka qenë i mitur”, ka shkruar Kurti në Facebook, duke shtuar se personi që fali presidenti kishte qenë dëshmitar në rastin e Astrit Deharit.

“Por, sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, dje kemi marrë vesh një detaj tjetër lidhur me këtë rast: pikërisht ky vrasës është dëshmitar i vdekjes së Astrit Deharit.

Ne s’i dimë ende arsyet e vërteta pse presidenti i Republikës i ka shkurtuar dënimin një vrasësi të dyfishtë, i cili për më tepër i ka marrë jetën një fëmije 13 vjeçar. Mirëpo, ka mjaft persona që mund t’i dinë këto arsye, duke nisur nga vetë presidenti, anëtarët e Komisionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për falje e deri tek i dënuari në fjalë”, ka thënë ai.

“Prandaj, duhet që urgjentisht të bëhet publik i gjithë procesi që ka shpënë deri te ky vendim i dyshimtë, arsyetimi se pse një vrasës i një vrasjeje të dyfishtë, madje edhe dëshmitar në një vrasje tjetër me autorët ende të pazbuluar, të ketë prioritet për falje përtej më shumë se 400 kërkesave të tjera”, ka shkruar kreu i LVV’së.

 

Kë po fal presidenti? Më 31 korrik, Ditën e Kurban Bajramit, morëm vesh se presidenti i Republikës së Kosovës fali...

Publiée par Albin Kurti sur Mercredi 19 août 2020

(Kosova Sot Online)