Vuçiq konsultohet me Daçiqin për takimin me Kosovën në Shtëpinë e Bardhë

  • E.K /
  • 19 August 2020 - 15:12
Vuçiq konsultohet me Daçiqin për takimin me Kosovën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, sot është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, me të cilin kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për dy takimet e shtatorit në Washington e më pas edhe në Bruksel.

“Diskutime me zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, rreth takimeve të ardhshme në Washington dhe Bruksel”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij zyrtare në instagram.

(Kosova Sot Online)