Mendim Rugova parashikon motin për ditët dhe javët në vijim

  • E.K /
  • 20 August 2020 - 08:23
Mendim Rugova parashikon motin për ditët dhe javët në vijim

Meteorologu Mendim Rugova e ka cilësuar si një gjë jo fort të pazakontë motin e ndryshueshëm që ka mbajtur gjatë muajit gusht me reshje shiu të shpeshta të përcjella me rrufe.Ai ka thënë se muaji gusht i vitit 2020 mund të jetë muaji me më së shumti lagështi në dy dekadat e fundit.“Për këtë sezon të verës është e natyrshme nëse kemi rrebeshe shiu të përcjellura me rrufe, por sasia e të reshurave në këtë gusht ka qenë më e madhe edhe pse sipas shënimeve historike ka pasë muaj gusht që kanë qenë edhe me më shumë të reshura”.

“Sipas disa vlerësimeve satelitore paraprake, ky muaji gusht mund të jetë muaji më i lagësht në këto dy dekada në nivel të Kosovës. Përndryshe sipas shënimeve historike të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në vitin 2002 ka pasë më shumë të reshura, ndoshta ky gusht mund të jetë gushti i dytë me sasi të të reshurave prej që mbahen shënimet historike”.

Lexo Edhe:

“Vendosni maskat, pastaj kritikoni”, dikush nga IKSHPK-ja i reagon qytetares në Facebook

“Këto ditë kemi pasë disa raste kur rrufetë kanë kaluar mbi Prishtinë, por edhe gjatë muajit maj kemi pasë rrufe të shumta në zonën e Dukagjinit. Për numrin e rrufeve është problem të flitet, sepse nuk ka bazë të shënimeve të numrit të rrufeve, pasi matjet sensorike kanë filluar në dy dekadat e fundit”.Rugova ka thënë se të reshurat janë të mirëseardhura për këtë periudhë duke e pasë parasysh që në dy vjetët e fundit ka qenë periudhë e thatësisë.

Por, si do të jetë moti në ditët në vijim?“Këto ditë deri në fundjavë parashihet përmirësim i motit ku do të kemi edhe rritje të temperaturave. Në fillim të javës të ardhshme ka mundësi të ketë reshje shiu, por kryesisht këto ditë do të jetë mot me diell”.

(Kosov Sot Online)