Situatë e rënduar në Spitalin e Pejës: 13 pacientë me koronavirus janë në gjendje të rëndë shëndetësore

  • E.K /
  • 20 August 2020 - 09:02
Situatë e rënduar në Spitalin e Pejës: 13 pacientë me koronavirus janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Aktualisht 55 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës, prej tyre 13 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në Spitalin e Pejës 38 pacientë me koronavirus janë me oksigjenoterapi.

5 mjekë, 15 infermierë dhe 5 punëtorë nga personeli jo mjekësor janë të infektuar me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, prej tyre 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

(Kosova Sot Online)