Lukashenko aktivizon edhe ushtrinë, dërgon një batalion raketor balistik në kufijtë e saj

  • E.K /
  • 20 August 2020 - 10:16
Lukashenko aktivizon edhe ushtrinë, dërgon një batalion raketor balistik në kufijtë e saj

Me urdhër të Aleksander Lukashenkos, ushtria u dërgua në kufijtë e Bjellorusisë me Lituaninë dhe Poloninë.

Ministri Bjellorusisë i Mbrojtjes, Viktor Hrenin urdhëroi që një batalion me raketa balistike taktike, predha, njësi me mjete ajrore pa pilot dhe sisteme të mbrojtjes ajrore të dërgoheshin për trupat në rajonin Grodno, i cili është në kufirin me Lituaninë dhe Poloninë, raporton reuters.

Më parë, presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko, urdhëroi Ministrinë e Mbrojtjes që të monitorojë me kujdes lëvizjen e trupave të NATO-s në Poloni dhe Lituani, si dhe të vendosë trupa në kufirin perëndimor të vendit në gatishmëri të plotë, duke theksuar se situata në këtë pjesë të vendit është përshkallëzuar, transmeton Telegrafi.

Zgjedhjet presidenciale u mbajtën në Bjellorusi më 9 gusht, në të cilat, sipas të dhënave zyrtare, Lukashenko fitoi.

Pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve, protesta masive shpërtheu në Minsk dhe qytete të tjera në Bjellorusi, në të cilat pati një konflikt midis demonstruesve dhe policisë.

Sipas Ministrisë së Brendshme, më shumë se gjashtë mijë protestues u arrestuan gjatë protestave.

(Kosova Sot Online)