Pronari i infektuar me COVID-19 doli nga vetizolimi, inspektorët ia mbyllin lokalin

  • E.K /
  • 20 August 2020 - 11:44
Pronari i infektuar me COVID-19 doli nga vetizolimi, inspektorët ia mbyllin lokalin

Policia ka inicuar rast ndaj një personi në Ferizaj, pasi që i njëjti kishte dalur në lokalin e tij anipse ishte konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Sipas raportit të Policisë, inspektorët komunal e kanë mbyllur lokalin ku kishte qëndruar i infektuari me koronavirus.

“Është raportuar se njësiti policor kishte hasur në të dyshuarin mashkull kosovar në lokalin e tij, përkundër faktit që kishte dalur pozitiv me Covid-19. Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët komunal të cilët e kanë mbyllur lokalin, në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarit është inicuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

(Kosova Sot Online)