Ndryshon moti, këto janë temperaturat në tri ditët e ardhshme

  • E.K /
  • 20 August 2020 - 14:24
Ndryshon moti, këto janë temperaturat në tri ditët e ardhshme

Pas këtyre reshjeve të mëdha që goditen rrafshin e Kosovës, situata meteorologjike shkon drejt stabilizimit.

Instituti Meteorologjik i Kosovës njofton së këto tri ditë të mbetura të kësaj jave do të vijojnë me kushte të mira meteorologjike.

“Diell i shoqëruar me vranësira të shpërndara dhe erëra të lehta deri mesatare, por pa reshje të asnjë forme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë Celsius. Indeksi UV nga 6-8 (i lartë). Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)