Qeveria Hoti harron 1000 testet serbe donacion në Qeverinë Kurti, lejon financimin laboratorit për testet Covid-19 nga Beogradi në Mitrovicën e Veriut

Qeveria Hoti harron 1000 testet serbe donacion në Qeverinë Kurti, lejon financimin laboratorit për testet Covid-19 nga Beogradi në Mitrovicën e Veriut
Qeveria Hoti harron 1000 testet serbe donacion në Qeverinë Kurti, lejon financimin laboratorit për testet Covid-19 nga Beogradi në Mitrovicën e Veriut

Faik Krasniqi

  • 20 August 2020 - 13:59

Shkruan:Faik Krasniqi

“Të gjitha këto parti e akuzonin ish kryeministrin Kurti se përmes atyre testeve u futi Serbinë në Kosovë. Dhe akuza të tjera. Akuza nga më të poshtra që nuk gëlltiten lehtë. Kurse në qeverinë Hoti Serbia hapë laboratore për testime të Covid-19 dhe gjithë këta "patriotë" heshtin. Daut Haradinaj po heshtë që akuzonte Kurtin për këto teste. Heshtë tash se janë në qeveri. Po heshtë edhe PDK dhe s'po mbanë më konferenca për shtyp. Kemi harruar kur ka mbajtur një të tillë. Heshtin sepse shefi i tyre Thaçi e ka krijuar këtë qeveri. Është qeveria e tij dhe s’mundëm të dalin kundër shefit”.

-Në kohën e qeverisjes Kurti Serbia dërgoi 1000 teste për serbët e Kosovës, gjë që ish kryeministri Kurti i pranoi. Mirë bëri që z. Kurti i pranoi ato teste, sepse është çështje humanitare dhe para syve të botës do të shiheshim si jo human. Por çfarë ndodhi. LDK, PDK, AAK, NISMA dhe të tjerët filluan me akuzat më të tmerrshme ndaj Qeverisë Kurti. Jo vetëm akuza, por bënin propagandë të fëlliqur. PDK mbante tre herë në ditë konferenca për shtyp. Të gjitha këto parti e akuzonin ish kryeministrin Kurti se përmes atyre testeve u futi Serbinë në Kosovë. Dhe akuza të tjera. Akuza nga më të poshtra që nuk gëlltiten lehtë. Kurse në qeverinë Hoti Serbia hapë laboratore për testime të Covid-19 dhe gjithë këta "patriotë" heshtin. Daut Haradinaj po heshtë që akuzonte Kurtin për këto teste. Heshtë tash se janë në qeveri. Po heshtë edhe PDK dhe s'po mbanë më konferenca për shtyp. Kemi harruar kur ka mbajtur një të tillë. Heshtin sepse shefi i tyre Thaçi e ka krijuar këtë qeveri. Është qeveria e tij dhe s’mundëm të dalin kundër shefit. Sa të fëlliqur që janë . Hajna të paskrupullt që për interesa personale e kanë shkatërruar këtë vend”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".