Video e aksidentit të tmerrshëm në autostradën “Ibrahim Rugova”

  • E.K /
  • 20 August 2020 - 14:52
Video e aksidentit të tmerrshëm në autostradën “Ibrahim Rugova”

Para pak minutash në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident i rëndë ku janë lënduar 7 persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se pak para orës 13:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në zonën e Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku janë përfshirë një automjet dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e deritanishme, shtatë persona kanë pësuar lëndime. Njësitet relevante policore janë duke hetuar me rastin”, tha Kelani .

(Kosova Sot Online)