Njoftim me rëndësi për ata që duan të bëhen ushtarë të FSK-së

  • E.K /
  • 21 August 2020 - 09:34
Njoftim me rëndësi për ata që duan të bëhen ushtarë të FSK-së

Per shkak te kerkesave te shumta Policia dhe Gjykatat nuk po mund t’i pajisin me ceetifikata kandidatet per ushtare te FSK-se. Prandaj ky institucion ka dhene kete njoftim:

NJOFTIM

Për shkak të kërkesave të shumta për pajisje me certifikata nga Gjykata dhe Policia e Kosovës nga kandidatët për rekrut në FSK, jemi njoftuar se Gjykatat dhe Policia nuk mund t’iu përgjigjen fluksit të madh të kërkesave për pajisje me këto dokumente në afatin e paraparë të konkurrimit.

Andaj i njoftojmë të gjithë kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë se aplikacioni i tyre do të pranohet edhe nëse nuk i kanë certifikatën nga Gjykata dhe Policia e Kosovës.

Kandidatët këto dy dokumente duhet t’i sjellin gjatë fazës së testimeve.

(Kosova Sot Online)