Ja pse në shtetin e Kosovës qeveritarët po pasurohen shpejtë nga krimi dhe korrupsioni

Ja pse në shtetin e Kosovës qeveritarët po pasurohen shpejtë nga krimi dhe korrupsioni
Ja pse në shtetin e Kosovës qeveritarët po pasurohen shpejtë nga krimi dhe korrupsioni

Hasan Preteni

  • 21 August 2020 - 07:55

Shkruan: Hasan Preteni

“Prokuroria ishte dashtë që ti trajton rastet që i dërgon Agjencia, Njësiti i Inteligjencës financiare ishte dashtë që ti përcjell transaksionet e atyre që krijonin pasuri të patundshme në mënyrë të pa justifikuar. E gjitha dështoi në mungesë të transparencës dhe llogaridhënies. Agjencia është kapur nga politika,heshtje morti. Nuk ka konferenca publike e as publikime të raporteve. Nuk ka prononcime senzibilizuese, institucionet shtetërore të pa interesuara që të veprojnë, kuvendi nuk debaton për raportet, qeveri inerte dhe e pa interesuar për iniciativa për ndryshime ligjore. Prokurori e kapur jo profesionale dhe e pa përgjegjshme. Dështim shumë dimenzional”.

- Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë ka devijuar nga qëllimi dhe në fund është bërë një shaka,një humbje kohe, një keq menaxhim i resurseve njerëzore dhe një punë koti. Ideja ishte e mirë. Të informohemi për pasurin e zyrtarëve, të bëhen publike të hyrat e tyre dhe të ndëshkohen nga qytetarët të gjithë ata që kanë bërë pasuri në mënyrë të pa justifikueshme. Mungesa e vullnetit politik është baza e së keqes. Nuk ka vullnet për ndryshime dhe pikë. Politika dhe para politika i ka kapur të gjitha institucionet, titullarët e këtyre institucioneve joprofesional dhe të shantazhuar. Storie në veti është shoqëria civile, asnjë organizatë nuk po reflekton angazhim në luftimin e korrupsionit dhe krimit në përgjithësi. Titullarët e organizatave janë qetësuar në mënyra të ndryshme, disa duke u katandisur në politike, disa duke u heshtur me fonde dhe mjete tjera. Deklarimi i pasurisë ose thënë drejtë publikimi i formularëve të deklarimit është obligim ligjor që të publikohet deri me 1 Qershor, ai publikohet në fund të korrikut dhe atë pa asnjë sqarim dhe pa asnjë arsyetim. Mediet po merren me këta formular nja dhjetë ditë dhe pastaj gjithçka me të vjetrën. Vullneti politik është baza, parlament të përgjegjshëm, qeveri aktive, prokurori dhe gjykata transparente dhe llogaridhënëse. Vetëm një ligji na mungon e ai mund të jetë ndoshta edhe amandamentim i ndonjë nga ligjet aktuale, Të ndryshohet vetëm një pjesë që ka të bëjë me barrën e provës. Barra e provës tek individi, secili nga zyrtarët duhet të dëshmoj për prejardhjen e pasurisë. Mirë që e keni këtë pasuri por na tregoni se si e fituat, prejardhjen. Secila pronë e cila nuk dëshmohet se është fituar në mënyrë të ligjshme duhet të konfiskohet e ata që e kanë keqpërdor pasurinë publike duhet të burgosen dhe largohen nga vendim marrja. Nuk ka nevojë të shpikët uji i nxehtë, krejt dihet por mungon vullneti. Me këtë kast politike nuk ka shanse”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".