Aksion para ministrisë, kërkohet hapja e Bibliotekës Kombëtare dhe atyre në komuna

  • 21 August 2020 - 13:37
Aksion para ministrisë, kërkohet hapja e Bibliotekës Kombëtare dhe atyre në komuna

Lëvizja Studentore për Studim, Kritikë, Veprim, me një aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit ka kërkuar që të bëhet hapja e bibliotekave, në të gjitha komuna e Kosovës, ku ka Universitete Publike.

Kjo organizate studentore aktivitet të njëjtë si ai para Ministrisë së Arsimit, ka  mbajtur në të gjitha komunat e Kosovës, ku ka Universitete publike.

Berita Abazi studente dhe aktiviste e organizatës, ka thënë se është paradoks të hapen kafenetë  restorantet, ndërsa bibliotekat jo.

Ajo ka thënë se Qeveria duhet të bëjë zgjidhje për hapësirat e leximit për studentët.

“Çfarë kuptimi  ka të hapen kafenetë e jo bibliotekat, çfarë kuptimi ka të hapet vendet kur për ka natyra shkojnë më shumë njerëz, kurse ne bibliotekë shkojmë vetëm me librin”

“Biblioteka nuk është vetëm hapësirë studimi e leximi, por edhe ndjesi e stimulimit për secilin studentë që studion në universitet. Qeveria duhet të gjejë zgjidhje për këto hapësira të leximit për studentët”, është shprehur ajo.

(Kosova Sot Online)