VV është prekur pse shqiptaro-amerikanët e kanë ftuar vetëm një zyrtar të saj

  • E.K /
  • 21 August 2020 - 13:53
VV është prekur pse shqiptaro-amerikanët e kanë ftuar vetëm një zyrtar të saj

Kreu i LVV’së, Albin Kurti sot përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në takimin virtual të thirrur nga shqiptarët që jetojnë në SHBA.

Për këtë takim ku të ftuar janë të gjithë liderët e Kosovës dhe partive politike ka folur edhe deputeti i LVV’së, Artan Abrashi.

Abrashi në Facebook ka thënë se në tryezën virtuale të ftuar janë tetë persona.

Sipas tij, nga LDK’ja e PDK’ja janë ftuar nga dy persona derisa nga LVV’ja vetëm një.

“Në tryezë virtuale qenkan ftuar 8 veta: Hashim Thaçi, Avdullah Hoti, Vjosa Osmani, Albin Kurti, Isa Mustafa, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj. Pra, PDK e LDK nga dy veta, kurse LVV sa Nisma Socialdemokrate! Hajgare”, ka shkruar Abrashi.

 

Në tryezë virtuele qenkan ftuar 8 veta: Hashim Thaçi, Avdullah Hoti, Vjosa Osmani, Albin Kurti, Isa Mustafa, Kadri...

Publiée par Artan A. Abrashi sur Vendredi 21 août 2020

(Kosova Sot Online)