Në Viti dy meshkuj dhunojnë një femër , policia në kërkim të tyre

  • G.G /
  • 22 August 2020 - 09:43
Në Viti dy meshkuj dhunojnë një femër , policia në kërkim të tyre

Policia e Kosovës njofton se një femër kosovare ka raportuar se është dhunuar nga dy meshkuj kosovarë në Viti.

Në raportin 24-orësh policia se rasti ka ndodhur para disa jave dhe të dyshuarit janë në kërkim.

“DHUNIM: Viti 21.08.2020 – 16:00. Viktima femër kosovare ka informuar se para disa jave është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Polica është në kërkim të dyshuarve. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.

(Kosova Sot Online)