Ish ushtari i UÇK-së që gjeti disa persona të humbur, angazhohet edhe për gjetjen e 2 vjeçarit nga Malisheva

  • E.K /
  • 22 August 2020 - 11:14
Ish ushtari i UÇK-së që gjeti disa persona të humbur, angazhohet edhe për gjetjen e 2 vjeçarit nga Malisheva

Kërkimet po vazhdojnë nga Grupi i Vullnetarëve. Për gjetjen e fëmijës 2 vjeçar është angazhuar edhe ish ushtari i FSK-së, Ridvan Tahiri i cili me sukses ka gjetur disa persona të humbur në Kosovë.

Pasditen e djeshme në fshatin Terpezë të komunës së Malishevës ka humbur një 2 vjeçar.

Nga komuna e Malishevës kanë treguar se ende nuk është gjetur fëmija 2 vjeçar dhe se po vazhdon kërkim edhe sot.

Kërkimet po vazhdojnë nga Grupi i Vullnetarëve. Për gjetjen e fëmijës 2 vjeçar është angazhuar edhe ish ushtari i FSK-së, Ridvan Tahiri i cili me sukses ka gjetur disa persona të humbur në Kosovë.

Ai përmes një videoje ka treguar për vazhdimin e kërkimeve.

Ndryshe, për gjetjen e 2 vjeçarit të humbur nga Tërpeza e Malishevës janë angazhuar njësitet e policisë, FSK-së dhe kërkimit të njëjësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit dhe ekipet emergjente komunale.

 

 

Publiée par Ridvan Tahiri Riki sur Vendredi 21 août 2020

(Kosova Sot Online)