Përplasja e Ramosajt me Hoti për Manastirin e Deçanit po e rrezikon seriozisht vazhdimësinë e koalicionit LDK-AAK...

Përplasja e Ramosajt me Hoti për Manastirin e Deçanit po e rrezikon seriozisht vazhdimësinë e koalicionit LDK-AAK...
Përplasja e Ramosajt me Hoti për Manastirin e Deçanit po e rrezikon seriozisht vazhdimësinë e koalicionit LDK-AAK...

Ragip Guraziu

  • 22 August 2020 - 09:10

Shkruan: Ragip Guraziu

“Po, koalicioni po vazhdon të bëhet gjithnjë e më i pa qëndrueshëm dhe afër shpërbërjes faktike sepse gabimi po i hakmerret tani LDK-s.Ishte një qasje e gabuar nga LDK-ja që pas prishjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje kishte zgjedhur AAK-në e Haradinajt dhe NISMA-n e Fatmir Limajt për të krijuar institucionet e reja sepse partisë që drejton Isa Mustafa tashmë i kanë dalë problem të reja shumë serioz edhe me partnerët e rinj të koalicionit. Përplasja e parë me partinë e Ramush Haradinajt ka nisur rreth takimit të nivelit të lartë në Bruksel, ku kryeministri Hoti përballë Aleksandër Vuçiq kishte marrë me vete në takim shefen e kabinetit të tij dhe jo Selim Selimin e AAK-së. Situata është acaruar akoma më shumë pas ndërhyrjes së policisë serbe në rajonin kufitar Kosovë Serbi në fshatin Karaqevë të komunës së Kamenicës, për të arritur kulmin së fundi me vazhdimin e thellimit të hendekut ndarës mes dy partnerëve të koalicionit, LDK –AAK rreth kontesti pronësor me Manastirin e Deçanit dhe rrugës në drejtim të kufirit që lidhë Kosovën me Malin e Zi”.

-Kështu siç kanë filluar të përplasen e ti qesin kushte njeri tjetri, madje edhe ultimatume , koalicioni LDK-AAK-Nisma sa po vjen e po dobësohet, po bëhet gjithnjë e më jo serioz, aspak funksional, vetëm duke hedhur akuza dhe shikuar secili për vete, e duke bërë sehire para një mal problemesh që kërkojnë zgjidhje urgjente, e të cilat po e ngarkojnë dita ditës jetën e qytetarëve. Me këto përplasjet e fundit, në mes të kryeministrit Avdullah Hoti dhe kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosajt, na lë të kujtojmë, se koalicioni është në buzë të greminës, se këta pushtetar po bëjnë ''sehire''para problemeve me të cilat ballafaqohet vendi, se këta nuk po shikojnë tjetër veç si të akuzohen dhe kushtëzohen në mes vete. Më në fund po shihet që Ramosaj nuk po e respekton vendimin e Qeverisë së Kosovës, dhe kjo është pak e habitshme si sjellje për zyrtarit institucional të shtetit derisa Ramosaj gjithnjë ka qene laik për vendimet e marra ndaj çështjeve kombëtare, dhe tani, Ramosaj deklarohet se nuk e respekton vendimin e Qeverisë Hoti dukë dhënë edhe ultimatumin kur Qeveria do ti jep zgjidhjen për vazhdimin e punimeve të cilat janë pezulluar përkohësisht. Mbetet për të parë dhe për të vlerësuar se si do ti vjen fundi kësaj loje, nëse do ta mbajnë deri në fund pozicionin e tyre njëra dhe pala tjetër. Dihet se këta edhe mundë ti ndryshojnë fjalët dhe qëndrimet kur është në pyetje karrigia dhe pozita në pushtet. Madje edhe shumë më lehtë Dukagjinasit e kanë për ta gjetur zgjidhjen para presionit që vjen edhe nga Serbia por edhe nga ndërkombëtarët për një marrëveshje. Sikur që dihet nga përvoja, Ramush Haradinaj me mish e shpirt luftoi për vendin e kryeministrit dhe megjithatë i fali tokë Malit te Zi, rreth 82 mijë hektar tokë dhe tani u stabilizua. Por dikujt po i mbetet merak edhe Serbisë mi dhuruar akoma tokë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".