Mrekullia e kinezëve/ Nuk ka hapësira, treni kalon brenda pallatit

  • E.K /
  • 22 August 2020 - 12:35
Mrekullia e kinezëve/ Nuk ka hapësira, treni kalon brenda pallatit

Shumë shqetësohen se kanë shtëpitë e tyre pranë qendrave të autobusë dhe metrove, por qetësohuni, ka edhe më keq.

Në Kinë, disa banorëve treni u kalon në derën e shtëpisë. Një hekurudhë e vogël për kalimin e trenit është ndërtuar në një objekt banimi 19-katëshe në qytetin e Chongqing në juglindje të Kinës.

Ky qytet ka një popullsi prej 49 milionë banorësh të “paketuar” në 31 mijë milje katrorë, duke bërë që planifikuesit urbanë të gjejnë mënyra kreative për zgjidhjen e çështjeve të hapësirës.

Stacioni special hekurudhor u ndërtua në bllokun e shtëpive, i vendosur në katet e gjashta deri në të tetë.

(Kosova Sot Online)