Qytetarët e varfër ikin nga Kosova, do të mbeten vetëm bandat kriminale që kanë zaptuar shtetin

Qytetarët e varfër ikin nga Kosova, do të mbeten vetëm bandat kriminale që kanë zaptuar shtetin
Qytetarët e varfër ikin nga Kosova, do të mbeten vetëm bandat kriminale që kanë zaptuar shtetin

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 22 August 2020 - 09:16

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhurjani

“A dini ju se familjet e këtyre kryebanditëve kanë fluturuar edhe në stadiumet më të forta të botës për të parë një ndeshje futbolli, kurse një ushtare i plagosur i UÇK-së nuk kishte para për të blerë ilaçe dhe për ti shëruar plagët. E pikërisht kjo kope banditësh, pa fije turpi e përmendin edhe fjalën UÇK! Dhe, dikur kur populli ynë iku nga dhuna serbiane dhe langonjtë shqipfolës-spiunëve, iknin për t´i shpëtuar burgosjes,vrasjeve tani ikin vetëm me fajin e kësaj klase banditësh që e kanë kapur shtetin dhe e mashtruan popullin, ndërkaq, këta u bënë më të kamur se sheikët e Arabisë, por, një gjë ju garantoj me kokën time se do vije dita që do e paguajnë këtë haram dhe kurrë hallall mos i qoftë për jetë e mot, këtyre faqezinjve dhe hajnave të peshave të renda”.

Mjerisht shqiptarët janë degdisur shumë shekuj me parë gjatë historisë, por, kanë pasur një arsye, ikja nga terrori i pushtuesve. Por tani, ikja e shqiptareve nuk mundë të kuptohet ndryshe pos se faji bie, pa më të voglin dyshim mbi këto banda udhëheqëse që e kanë kapur shtetin për fyti, që do të thotë e kanë parë se janë të pashpresë fare. Si asnjëherë më parë e kanë parë se nuk ka gjë prej këtyre kapove të bandave që janë të veshur në xhaketën e shtetit, se nuk kanë kurrfarë interesimi për qytetarët, pos interesave të tyre personale. E kanë parë që ka vetëm mashtrime, premtime boshe dhe kurrë nuk i mbajnë këto premtime dhe të mos flasim se mundë t´i realizojnë. Pra, si i thonë fjalës nuk shohin ditë të bardha dhe një ardhmëri nga kjo klasë banditësh. Të ishte një vit do ta arsyetonim, por çfarë ti themi kësaj që nga paslufta e deri më sot, që nuk kanë ndryshuar fare, pos që e kanë vjedhur vendin dhe djersën e qytetarit deri në palcë. Më besoni se kjo mund të thuash se nuk është gjë, por, po që se hapen kufijtë nuk do të mbetet askush atje, po që se do i jepet mundësia, natyrisht se do të mbesin vetëm këta krye hajna dhe langonjtë e tyre. Pra kjo është ajo që thash se janë të pa shpresë dhe nuk ju beson më kush këtyre bandave që vetëm i ndërrojnë partnerët. Dhe, vetëm naivët mundë të kuptojnë një gjë të tillë se përse nuk na dhanë vizat!? Mos mendoni se nuk është njëra nga arsyet e dinë këtë marifet që kosovarët do ta vërshojnë Evropën, sepse Kosovën e ka kapluar korrupsioni dhe hajnia dhe krejt me krye banditët që e kanë kapur shtetin. Kjo është arsyeja pse sa e sa herë faktori ndërkombëtar dhe miqtë tanë thonin:luftojeni korrupsionin, dhe ky soj edepzësësh dhe matrapazësh nuk ja vënë veshin sepse këta kryebanditë me tërë bandën e tyre familjare bridhnin nëpër Evropë dhe botë, dhe atë nëpër hotelet më luksoze.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".