Zjarr në një magazinë, pronari digjet në fytyrë

  • E.K /
  • 22 August 2020 - 14:14
Zjarr në një magazinë, pronari digjet në fytyrë

Një zjarr ka shkrumbuar një magazinë në fshatin Bujqës në qytetin e Elbasanit.

Fatmirësisht pronari ka shpëtuar megjithëse ka pasuar djegie në fytyrë.

Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga zjarri i përmasave të mëdha është djegur edhe një mjet bujqësor.

Sipas informacioneve zjarri ka ardhur nga puna me aparaturën e saldimit.

(Kosova Sot Online)