Koalicioni LDK-AAK-NISMA para se të “vdes”, po i numëron ditët e vështira të jetës

Koalicioni LDK-AAK-NISMA para se të “vdes”, po i numëron ditët e vështira të jetës

Gani Qarri

  • 22 August 2020 - 12:51

Shkruan: Gani Qarri

“Me vet gjendjen kaotike të krijuar në vend, pikërisht për shkak të ngathtësisë trishtuese të butakut Avdullah Hoti, mos koordinimit dhe paaftësisë totale të qeverisë kukull që ai, kinse vazhdon ta udhëheqë, jo vetëm situata në vend që po eskalon dhe bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme por edhe vet koalicioni LDK-AAK NISMA, me përplasjet e fundit që po vazhdojnë ti karakterizojnë marrëdhëniet në mes të LDK-s dhe AAK-së, gjithnjë e më i paqëndrueshëm dhe duket se do të qojnë shumë më shpejt sesa që është pritur, drejt shpërbërjes përfundimtare të Qeverisë Hoti dhe intensifikojnë përpjekjet e AAK-s, për koalicion me PDK-n, NISMA-n dhe minoritetet, për ta përjashtuar tërësisht LDK-n, e Isa Mustafës nga qeverisja e vendit. Kjo dëshmon edhe një herë më tepër se vërtetë, qasja e LDK-s, ishte një qasje e gabuar, e cila pas prishjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje të zgjodhi AAK-në e Haradinajt dhe NISMA-n e Fatmir Limajt për të krijuar qeverinë dhe institucionet e reja, pasi që partisë të cilën e drejton Isa Mustafa tashmë i kanë dalë problem të reja dhe shumë serioze edhe me partnerët e rinj të koalicionit”.

-Pas rrëzimit të tri qeverive njëra pas tjetrës, nga ajo e Isa Mustafës, Ramush Haradinajt dhe Albin Kurtit, për shkak të paaftësisë së jetësimit të vendimeve jetike për vendin, duket se edhe qeverisë së katërt e cila erdhi në pushtet me premtimet pompoze për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit, mirëqenies së qytetarëve dhe forcimit të luftës kundër pandemisë së Covid-19, që fatkeqësisht nuk u realizua asnjëra nga to dhe të gjitha na dolën të jenë, serish vetëm mashtrime ordinere, me shpejtësi po i vije fundi. Për aq më keq, jo vetëm që ekonomia po shkon drejt rënies së lirë të pandalshme, shkatërrimit dhe shkërmoqjes totale, por edhe pandemia, sa vije e rritet dhe po merr jetët e më shumë njerëzve se asnjëherë më parë, duke e renditur Kosovën në vendin e parë për numrin e të vdekurve në botë, në krahasim me banorët që ka Republika jonë si shtet. Siç dihet,përplasja e parë me partinë e Ramush Haradinajt ka nisur që nga përjashtimi i përfaqësuesve qeveritar të AAK-s, në takimin e nivelit të lartë në Bruksel, ku kryeministri Hoti në takimin përballë Aleksandër Vuçiqit,kishte marrë me vete vetëm shefen e kabinetit të tij, por jo edhe Selim Selimin e AAK’së, i cili është edhe ministër i brendshëm i vendit në qeverinë e koalicionit AAK-LDK. Madje situata është acaruar edhe më tepër, sidomos pas ndërhyrjes së policisë serbe në rajonin kufitar Kosovë Serbi në fshatin Karaqevë të komunës së Kamenicës, për të arritur kulmin së fundi me vazhdimin e thellimit të hendekut ndarës mes dy partnerëve të koalicionit, LDK –AAK rreth kontesti pronësor me Manastirin e Deçanit dhe pengesave në vijimin e punimeve të rrugës Deçan -Plavë që lidhë Kosovën me Plavën dhe shqiptarët atje, si dhe mundëson lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave me Malin e Zi. Kjo për vet faktin se kryetari i kësaj Komune nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bashkim Ramosaj, përkundër vendimit të pa baraspeshuar të Gjykatës Kushtetuese dhe vendimit ad-hoc të Avdullah Hotit për pezullim të njëanshëm të punimeve,pa asnjë konsultim me kryetarin dhe banorët e Deçanit, z.Ramosaj vijon të këmbëngulë që ose të gjendet zgjidhje adekuate ose rruga e cila lidh Deçanin me Plavën,pavarësisht gjithçkaje, do të bëhet. Për aq më tepër,duke pasur parasysh kushtet paraprake të bashkëqeverisjes AAK-LDK,nga zyra e Hotit, pa të drejtë deklarohen se kinse Ramosaj nuk po e respekton vendimin e Qeverisë,kur dihet mirëfilli që edhe para lidhjes së koalicionit AAK-LDK rruga Deçan-Plavë dhe autostrada Pejë-Prizren ishte kusht për hyrje në qeveri, nëse Hoti nuk ka harruar gjatë kohës së karantinimit”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".