Policia konfirmon: Një i plagosur në Dardani, i dyshuari i identifikuar në kërkim

  • E.K /
  • 22 August 2020 - 17:06
Policia konfirmon: Një i plagosur në Dardani, i dyshuari i identifikuar në kërkim

Në lagjen Dardania të Prishtinës sot rreth orës 15 e 30 është plagosur një person me armë zjarri derisa Policia ka identifikuar një person si të dyshuar dhe është në kërkim të tij.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, FLORA AHMETI.

“Sot rreth  orës 15:30, policia  ka marrë informatën për një plagosje me arme zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë.Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit është pjagosur 1 person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe është në kërkim të tij”, ka thënë Ahmeti. 

(Kosova Sot Online)