Populli shqiptar, zgjohuni nga gjumi sepse je në rrezik nga pjella e jote e keqe!

Populli shqiptar, zgjohuni nga gjumi sepse je në rrezik nga pjella e jote e keqe!
Populli shqiptar, zgjohuni nga gjumi sepse je në rrezik nga pjella e jote e keqe!

Halim Hyseni

  • 22 August 2020 - 16:56

Shkruan:Halim Hyseni

Dua të jem i hapur me ju , pavarësisht nga pasojat të cilat do t’i kem dhe të cilat jam edhe unë së fundi duke i përjetuar nga oligomafia dhe mosfunksionimi i shtetit ligjor ngase heshtja stoike dhe durimi i pakuptimtë i yti, të bënë pjesëmarrës në këtë tragjedi. Më ne  fund duhet ta kuptosh, se kjo tragjedi nuk po të vjen nga Zoti. Tragjedia krimogjene po të vjen nga pjella e jote e keqe politike . Pjella të cilën e ke votuar, të cilës qe 20 vite pa mbulese I ke besuar, dhe gabimisht prapa i ke qëndruar!

Duhet të zgjohesh, siç është zgjuar populli në Bjellorusi, dhe t’i thuash guximshëm , mjaft   më krimit të organizuar, nepotizmit, rrënimit dhe të uzurpimit të institucioneve, pazareve klepto dhe plutokratike për të qëndruar në pushtet pseudopatriotët ( lexo: komandantët) turraxhi; kripto-jugosllavët, të cilët sot me pazare politike janë transformuar në “patriotë” edhe pse për mision e kanë kthimin e Serbisë se tyre në Kosovë, duke bashkëpunuar me ata të cilët rrejshem thirren në vlerat e UÇK-ës edhe pse vet i kanë përdhosur për toke këto vlera për interesa puro-personale dhe teper meskine. 

Kombi shqiptarë është në rrezik, si asnjëherë më parë, nga pushtetarët mediokër dhe antikombëtarë!

Po të drejtohem Ty, o populli im, që je pasardhësi i popullit më të vjetër në Gadishullin Ilirik, që si një asnjë racë tjetër, si asnjë etni tjetër njerëzore, si asnjë komb a përkatësi kombëtare tjetër , që me mija vjet ke dhënë dhe je duke u dhënë kontributin më të madh në zhvillimin e species njerëzore dhe civilizimit botëror të deritashëm, pak të njohur e të pranuar nga bota bashkëkohore, edhe pse në kohen e fundit e vërteta ka filluar të dalë në dritë në formën e shkëndijave të vogla.

Për fatin keq të popullit tim, kontributi i pellazgëve dhe i pasardhësve të tyre etruskëve ilirëve, arbërve dhe të shqiptarëve, jo vetëm që nuk njihet dhe dihet, por mohohet nga pjesa më e madhe e bijve dhe bijave të gjirit të këtij populli të lashtë, për shkollimin dhe arsimimin e të cilëve, ky popull ka ndarë dhe po ndanë edhe sot kafshatën e fundit të bukës, të cilën me shumë mund dhe sakrificë është duke siguruar. Personalisht mendoj se pjesa dërmuese e intelektualëve dhe e elitës  intelektuale të tashme shqiptare nuk mund të emërtohen me këto epitete sepse nuk i posedojnë e as meritojne këto epitete, meqë atributi themelor i intelektualit të vërtetë është angazhimi, përpjekja dhe sakrifica e tij për zbulimin e të vërtetës dhe përhapjen e saj te njerëzit të tjerë. Natyrisht,  vlerësimet e këtilla kërkojnë argumentime bindëse , andaj dhe do t’i prezantoj disa faktet dhe dëshmitë kryesore.

Dhe “elita” në thonjëza shqiptare gjithandej në hapësirat jetësore të tij e përfshirë në struktura udhëheqëse nga viti 1945, deri në ditën e sotme, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Kosovën Lindore ( duke mos e përfshirë këtu një pakicë tepër të vogël të intelektualëve të mirëfilltë që nuk kalon numrin prej tre shifrash, që për një popull siç është populli shqiptar nuk paraqet një masë kritike për të garantuar zhvillimin e gjithanshëm të këtij populli në të gjitha trevat ku ai jeton dhe vepron) janë keta  fajtorët kryesor përse ky popull po i përjeton këtë tragjedi 75 vjeçare! Atributi kryesor i intelektualit të vërtetë është angazhimi maksimal i tij që duke studiuar të kaluarën dhe të tashmen e popullit të tij dhe mbi bazën e këtyre njohjeve të projektojë të ardhmen e tij për t’a zhvilluar dhe integruar në familjen e kombeve dhe etnive të zhvilluara në planetin Tokë. Dhe intelektualet tanë këtë nuk kanë arritur ta bëjnë!

Atributi tjetër i intelektualëve të vërtetë dhe i elitës intelektuale është dhe do të duhej të ishte dashuria ndaj kombit, historisë së popullit, të kaluarës, të tashmes dhe të projektimit të zhvillimit të ardhshëm të kombit, por edhe nënshtrimi i interesave të intelektualëve dhe të elitës intelektuale interesave madhore të kombit. tanë, qe  për fatin e keq të këtij populli, kanë dështuar sepse nuk kanë arritur të zhvillojnë një komb dhe një shtet të fuqishëm, nuk kanë arritur të ndalojnë tkurrjen territoriale, dhunën dhe terrorin e tmerrshëm serb dhe grek mbi kombin dhe popullin tonë deri në ditët e sotme!

Mjerimi i intelektualëve shqiptarë dhe i elitës intelektuale shqiptare të sotme, përfshirë edhe udhëheqjen / lexo: sundimin/ dhe udhëheqësit/ sunduesit/ e tashëm të popullit, është gjendja e  mjerueshme ekonomike e popullit shqiptar në hapësirat jetësore të tyre në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), sepse kjo kategori e “intelektualëve” duke i ngritur interesa personale dhe farefisnore e grupore mbi interesat e popullit, ata punuan dhe punojnë vetem për pasurimin e tyre, farefisit dhe të mbështetësve të tyre, duke varfëruar pandalshem kombin, duke stagnuar zhvillimin edukativ, ekonomik, intelektual, teknik, teknologjik dhe shkencor të popullit, duke shndërruar institucionet edukative- arsimore dhe ekonomike në vegla dhe instrumente të tyre personale e te klaneve te tyre grupore, duke i kthyer këto institucione kundër interesave të kombit dhe në dobi të armiqve që me shekuj asnjëherë nuk kanë reshtur dhe nuk po reshtin as sot që të na shfarosin edhe biologjikisht! 

Metodat e veprimit të strukturave të këtilla teknokrate e deri kriminale  janë pabarazia e qytetarëve para ligjit, abuzimi me ligje, shfrytëzimi i ligjit për të kërcënuar dhe përçarë kombin, me çka po e dobësojnë fuqinë e tij para grabitqarëve dhe armiqve tanë sllav dhe grek.

Mjetet kryesore të kësaj strukture politike kuazi-intelektuale ne parimin “percaj e sundo”, skajshëm imorale dhe amorale janë :  korrupsioni, vjedhja e hajduteria , krimi i organizuar, nepotizmi në punësim, vrazhdësia dhe brutaliteti parak me protagonizëm dhe parodizim të mjerë e neveritës. Pasojë e veprimeve të këtilla janë pakënaqësia dhe konfliktet sociale, braktisja e atdheut, inferioriteti kombëtar, tjetërsimi nga identiteti kombëtar, përçarja e qëllimshme e popullit në parimin divide et impera / përçaj dhe sundo!

Për fatin e keq të shqiptarëve në të gjitha trevat etnike shqiptare, si në Shqipëri (nga viti 1990 deri në ditën e sotme); në Kosovë ( që nga Konferenca e Rambujesë deri me sot ) në Maqedoni ( nga viti 1922 deri në ditën e sotme) në Kosovën Lindore nga viti 2004 deri më sot) të gjitha strukturat qeverisëse në vend të bashkimit dhe unitetit dhe kohezionit të kombit, në vend të krijimit të strukturave të fuqishme shtetërore –demokratike ekonomike , arsimore kanë krijuar organe surrogate personale të cilat popullin dhe kombin shqiptarë e kanë sjellë në cepin e shfarosjes.

Imoraliteti dhe amoraliteti i skajshëm i pushtetarëve të lidhur “kembeekrye” me krimin e organizuar përfundimisht kanë vrarë shpresat e kombit shqiptarë, duke e nxitur , braktisjen dhe tendencën e të rinjve dhe të rejave të ikin nga hapësirat etnike shqiptare, sikur nga ferri. Po kush janë ata të cilët këtë komb më të lashtë se historia e degdisin në këtë gjendje lemerie ?! Po. Këta janë politikanët dhe “patriotët turraxhi” të transformuar në oligarkë mafioze, kleprtokratë, plutokratë të cilët qe 20 vite qëndrojnë në pushtet, gati aq sa edhe Lukashenko i Bjellorusisë, të cilët si me shpuzë ia thithin gjakun dhe shpirtin këtij populli. Janë këto tmerre dhe tragjedi kombëtare të cilat nëse nuk ndalen dhe ndërpriten, katërçipërisht do të kenë si pasojë zhdukjen e shqiptarëve, apo thënë më mirë të neopellazgëve të sotëm trashëgimtarët e vetëm nga Pellazgët Hyjnor!

Populli im i dashur, mos hesht , por zgjohu nga gjumi sa nuk është bërë tepër vonë!

Dua të jem i hapur, pavarësisht nga pasojat të cilat do t’i kem dhe të cilat jam edhe unë së fundi duke i përjetuar nga oligomafia dhe mosfunksionimi i shtetit ligjor se heshtja stoike dhe durimi i pakuptimt i yti, të bënë pjesëmarrës në këtë tragjedi. Më në fund duhet ta kuptosh se kjo tragjedi nuk po të vjen nga Zoti, por nga pjella jote e keqe politiko-kriminale!.

Po. Tragjedia po të vjen nga pjella e jote e keqe. Pjella të cilën e ke votuar, të cilës qe 20 vite gabimisht e kot I ke besuar , dhe edhe me keq qe prapa i ke qëndruar. Duhet të zgjohesh popull I dashur, siç është zgjuar populli në Bjellorusi, dhe t’i thoni guximshëm : “ mjaftë krimit të organizuar, nepotizmit, rrënimit dhe të uzurpimit të institucioneve, pazareve klepto dhe plutokratike për të qëndruar në pushtet pseudopatriotët ( lexo: komandantët) turraxhi; kripto-jugosllavët, të cilët sot me pazare politike janë transformuar në “patriotë” edhe pse për mision e kanë kthimin e Serbisë se tyre në Kosovë, duke bashkëpunuar me ata të cilët thirren në vlerat e UÇK-ës edhe pse vet i kanë përdhosur për toke këto vlera për interesa puro-personale dhe teper meskine!

Sa për dëshmi janë mbi 50 luftëtarë të UÇK-ës që kanë bërë “vetëvrasje” për shkak të pamundësisë për mbijetesë, deri sa komandantët e tyre, jo vetëm që ka krijuar pasuri përrallore, por për të siguruar votat kanë rritur numrin e veteranëve të luftës për katërfish, të cilët qoftë me korrupsion, qoftë në baza familjare, qoftë si të korruptuar i shkaktojnë hemorragji vdekjeprurëse këtij kombi e ketij shteti te lodhur. Populli im dashur, po të drejtohem hapur sepse hemorragjia e jote ka filluar të shndërrohet në një lum i cili përfundimisht do të përmbytë ty dhe shpresat dhe idealettona mijë vjeçare të këtij kombi.

Populli im i dashur, është momenti i fundit ta kuptosh se heshtja e jote stoike me gjendjen që je katandisur, jo vetëm që do të thotë pajtim, por është vetëvrasje, vetëdije e ulët, andaj zgjohu dhe vetëdijesohu, çliroje veten nga shtypja dhe robëria e pjellës tënde të keqe e kriminale, por njëkohësisht do të lirosh edhe shtypësit e tu, sepse ka ardhur koha, që siç thoshte pedagogu më i madh botëror Paulo Freira,: “ të shtypurit duhet të çlirojnë të shtypurit dhe shtypësit”, ne veprën e tij monumentale Pedagogjia e të shtypurve.

MOS HESHT POPULLI IM, VETEDIJESOHU DHE ME SHUME GUXIM MERRE FATIN TEND NE DUART TUA TE ARTA . ÇLIRO NJEKOHESHEM VETEN DHE PJELLËN TËNDE TË KEQE DUKE U NGRITUR ME GUXIM DHE DUKE UA BËRË ME DIJE ATYRE ,  SE ATA KA SHUME KOHE QE NUK PËRFAQËSOJNE INTERESAT E KOMBIT, ANDAJ DUHET TË LARGOHEN SHPEJT SEPSE PER 2o  VITE KANË GËNJYER E MASHTRUAR KETE POPULL, KANË VRARË DHE U KANE VRARE DREJTESINE QYTETAREVE , KANE ZHVATUR DHE I KANË DEGRADUAR : VLERAT E UÇK- ës, DHE PAVARËSINË E SHPALLUR TË KOSOVËS MË 17 SHKURT 2008.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".