A merr pjesë sot AAK-ja në takimin e liderëve?

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 09:54
A merr pjesë sot AAK-ja në takimin e liderëve?

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot do të marrë pjesë në takimin e paralajmëruar mes liderëve të partive në pushtet.

Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të kësaj partie.

“AAK vlerëson se takimi që do mbahet në Washington, është rast i mirë për Kosovën, gjithnjë nëse Kosova shkon e përgatitur”.

Takimi i liderëve sot, mbahet pikërisht rreth temës së dialogut dhe koordinimit institucional për bisedimet që do të mbahen në Shtëpinë e Bardhë.

Në këtë takim do të diskutohet edhe për çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës të dakorduar me të gjithë partnerët e koalicionit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se bashkë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe atë të Nismës, Fatmir Limaj, do të bisedohet për zhvillimet e deritashme në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e Washingtonit.

Ai tutje ka njoftuar se temë do të jenë edhe çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës të dakorduar me të gjithë partnerët e koalicionit.

Ndërkaq, tutje ka bërë të ditur se do të takojë edhe ministrat përkatës dhe kryetarët e komunave për të biseduar për menaxhimin e pandemisë.

“Në orën 11, bashkë me ministrat përkatës, takohem me të gjithë kryetarët e komunave për t’u dakorduar me ta për mbështetjen financiare të Qeverisë ndaj komunave për menaxhimin e pandemisë, përgatitjet për fillimin e mësimit dhe analizimin e efektit të masave mbrojtëse ndaj COVID-19”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)