Vushtrri, tre të arrestuar pasi shkrepën me armë gjatë ahengut familjar

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 10:42
Vushtrri, tre të arrestuar pasi shkrepën me armë gjatë ahengut familjar

Të dielën, rreth orës 16:10, Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Vushtrri pasi që gjatë një ahengu familjar kanë shtënë me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe janë konfiskuar dy armë, njëra CZ dhe tjetra Ekol Special, 40 fishekë të armës AK/47 dhe disa gëzhoja.

Po ashtu, njëri nga të dyshuarit ka kanosur një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)