Mitrovicasi i dehur sulmon gruan, fëmijët dhe prindërit

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 10:45
Mitrovicasi i dehur sulmon gruan, fëmijët dhe prindërit

Është arrestuar një qytetar nga Mitrovica pasi ky i fundit ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike në familjen e tij.

Nën ndikimin e alkoolit ai fillimisht ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas dhe fëmijëve e më pas ka sulmuar fizikisht edhe prindërit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve e me pas ka sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)