Në Spitalin e Pejës dhe atë të Gjakovës të infektuar me Covid janë 44 punonjës shëndetësor

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 10:54
Në Spitalin e Pejës dhe atë të Gjakovës të infektuar me Covid janë 44 punonjës shëndetësor

Numri i stafit mjekësor të cilët janë në luftë të vazhdueshme me virusin COVID-19 e që janë prekur nga ky infeksion, po rritet dita-ditës.

Në dy spitalet të cilat për çdo ditë trajtojnë një numër të konsiderueshëm të qytetarëve, atë të Gjakovës si dhe të Pejës mbi 40 punëtorë shëndetësor janë prekur nga Covid-19.

Kjo u bë e ditur në raportet ditore të këtyre dy spitaleve.

Në Pejë nga personeli i Spitalit 5 mjekë, 15 Infermierë dhe 5 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19.

Ndërkohë në Gjakovë, gjashtë mjekë dhe 16 infermiere të infektuar e dy persona të tjerë staf mjekësor janë prekur nga kosonavirusi.

E deri më tani në vendin tonë kanë ndërruar jetë 8 mjekë të cilët kanë qenë të infektuar me Covid-19. E mbi 900 persona të tjerë staf mjekësor janë infektuar me koronavirus në nivel vendi.

(Kosova Sot Online)