Liqenet Batllava e Badoci nën nivelet maksimale

  • G.G /
  • 24 August 2020 - 11:00
Liqenet Batllava e Badoci nën nivelet maksimale

Kompania rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar mbi gjendjen e liqeneve akumuluese të Batllavës dhe Badocit, dhe, sipas kompanisë, gjendja e tyre është nën nivelin maksimal.

“Liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava dhe Badoci sot. Batllava më 631.57 metër mbi nivelin e detit ose 3.43 metër nën nivelin maksimal. Badovci më 640.60 metër mbi nivelin e detit ose 9.25 metër nën nivelin maksimal”, njofton kompania e Ujësjellësit rajonal “Prishtina”..

(Kosova Sot Online)