‘Spitali Covid’ në Vushtrri po trajton 30 pacientë, mes tyre 8 infermierë

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 11:27
‘Spitali Covid’ në Vushtrri po trajton 30 pacientë, mes tyre 8 infermierë

Në Spitalin e Vushtrrisë po vazhdojnë që të trajtohen një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të janë prekur me koronavirus. Sipas të dhënave që zyrtarë të këtij spitali i kanë dërguar Express’it bëhet e ditur se të pranuar në spitalin e Vushtrrisë janë 30 perona të shtrirë për Covid-19.

Nga ta, të konfirmuar me Covid-19 pozitiv janë 27 persona. Dy persona janë në gjendje të rëndë si dhe 3 të tjerë janë të pakonfirmuar.

Në Oksigjenoterapi janë 21 persona.

Ndërkohë nga stafi mjekësorë të konfirmuar me Covid pozitiv janë 8 persona.

(Kosova Sot Online)