Hoti para kryetarëve të komunave: Rastet kanë rënë por s’e kemi mposhtur pandeminë

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 11:21
Hoti para kryetarëve të komunave: Rastet kanë rënë por s’e kemi mposhtur pandeminë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është duke mbajtur takim me kryetarët e komunave të Kosovës.

Në këtë takim do të diskutohet për menaxhimin e situatës me pandeminë, vitin e ri shkollor si dhe ndihmën financiare për komunat e Kosovës.

Hoti tha para kryetarëve të komunave se numri i rasteve që kanë rezultuar pozitiv ditëve të fundit ka shkuar duke rënë, mirëpo kjo nuk është shenjë se Kosova e ka mposhtur pandeminë.

“Trendi i rasteve të reja ka filluar të bjerë, po kjo nuk është shenjë se e kemi futur në kontroll pandeminë, për shkak se numri i rasteve me fatalitet po mbetet mjaft i lartë”, ka thënë kryeministri, derisa ka folur edhe për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Jemi afër viti të ri shkollor, ministri ka bërë një punë të mirë sa i përket përvojave të shteteve tjera.

Është bisedu për mbështetje financiare për komunat dhe më pastaj do të fillojmë me diskutimet e juaja duke filluar nga kryetarët e komunave”, tha kryeministri Hoti.

(Kosova Sot Online)