Likajt tregon se si do të fillojë procesi mësimor: Klasat e para, të dyta dhe të treta e nisin mësimin me 1 shtator

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 13:53
Likajt tregon se si do të fillojë procesi mësimor: Klasat e para, të dyta dhe të treta e nisin mësimin me 1 shtator

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, është deklaruar për medie pas takimit që ka pasur me kryetarët e komunave, duke treguar se mësimi do të fillojë me 1 shtator për klasët e para, të dyta dhe të treta, ndërsa në fazën e dytë pritet t’i rikthehen bankave shkollore, nxënësit e klasave të  katërta, e pesta, e që do të bëhet me 7 shtator.

Likaj ka treguar se në fazën e tretë të rikthimit në bankat shkollore pritet që të rikthehen nxënësit e klasëve të 7,8 dhe 9, e pastaj të 10 ta e që do të bëhet me 10 shtator.

Të gjitha këto do të jenë në përputhje me tre skenarët që tashmë kjo ministri në koordinimin me IKShPk-në tashmë ka nxjerr.

(Kosova Sot Online)