Krasniqi –pjesëtarëve të FSK-së: Dalshi faqebardhë

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 14:01
Krasniqi –pjesëtarëve të FSK-së: Dalshi faqebardhë

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka shprehur falënderimet e tij për gatishmërinë e FSK-së për të vënë në dispozicion ushtarët e saj për të ndihmuar në cilësinë e infermierëve në QKUK, në luftimin e pandemisë COVID-19.

Krasniqi ka thënë se beson në profesionalizmin e këtyre 12 ushtarëve.

“Shkathtësitë e juaja, profesionalizmin tuja të ngritur me vite të tëra tani keni rast që ta jepni në një kënd tjetër. Në atë për ndihmën ndaj pandemisë Covid-19. Është hera e parë që infermierët e ushtrisë sonë kyçen drejtpërdrejti në sistemin tonë shëndetësorë. Kam shumë besim në profesionalizimin tuaj. Shkëmbimi i përvojave tuaja do ta ndërrojë mozaikun e plotë për shërbime sa më kualitative për pacientët tanë”, ka deklaruar Krasniqi.

E ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se përmes këtij bashkëpunimi do të rritet lufta ndaj koronavirusit.

“Bashkëpunimi ndërinstitucional për ta luftuar pandeminë po i jep rezultatet e veta. Sot këta ushtarë i shihni si pjesë organizative që t’u dalin në ndihmë profesionistëve tanë shëndetësor”, ka deklaruar Zemaj

(Kosova Sot Online)