KRU “Prishtina” njofton për gjendjen e liqeneve në Batllavë e Badoc

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 14:21
KRU “Prishtina” njofton për gjendjen e liqeneve në Batllavë e Badoc

Kompania rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar lidhur me gjendjen e liqeneve akumuluese të Batllavës dhe Badocit.

Sipas kompanisë, gjendja e tyre është nën nivelin maksimal.

“Liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava dhe Badoci sot. Batllava më 631.57 metër mbi nivelin e detit ose 3.43 metër nën nivelin maksimal. Badovci më 640.60 metër mbi nivelin e detit ose 9.25 metër nën nivelin maksimal”, njofton kompania.

(Kosova Sot Online)