Policia amerikane ia shkrep 7 plumba afrikano amerikanit në sytë e fëmijëve të tij

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 14:54
Policia amerikane ia shkrep 7 plumba afrikano amerikanit në sytë e fëmijëve të tij

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihen disa policë, që e qëllojnë një afrikano-amerikan shtatë herë, derisa po futej në makinë, në një nga shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pak kohë pasi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pushuan trazirat për vrasjet e afrikano-amerikanëve nga policët, një tjetër rast ka ndodhur.

Videoja që nxiti trazira të reja, nis me burrin që po ecte drejt makinës së tij dhe tre policë po e përcillnin. Kur ai e hap derën e makinës, polici e qëllon shtatë herë në shpinë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Kenosha, shteti i Wisconsinit.

Në raportin policor thuhet se burri afrikano-amerikan është në gjendje të rëndë, ndërsa rastin e kanë cilësuar si “incident të brendshëm”

Policia e Kenoshas ka thënë se “një person është në gjendje të rëndë në spital, pasi u qëllua nga policët të dielën, rreth orës 17:00, kur policia po i përgjigjej një ‘incident të brendshëm’”, shkruan the Guardian, 

(Kosova Sot Online)