13 të vdekur nga Covid 19 në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 15:03
13 të vdekur nga Covid 19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë 13 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19.

Kjo u bë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në raportet ditore të këtij institucioni.

E numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë ka arritur në persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 406 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 99 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet ne njoftim.

(Kosova Sot Online)