Para takimit me partnerët, Haradinaj viziton Tahirin në Qeveri

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 15:34
Para takimit me partnerët, Haradinaj viziton Tahirin në Qeveri

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj para takimit me kryeministrin dhe partnerët e koalicionit e ka vizituar në Qeveri, zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Tahirin.

Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook zëvendëskryeministri Tahiri.

“Nder i veçantë për mua dhe ekipin tim me rastin e vizitës së Kryetarit Ramush Haradinaj. Përkrahja e tij për proceset nacionale është motivim dhe siguri për punë në proceset që na presin në të ardhmen. Sot jemi më të fuqishëm dhe më të fokusuar në këto procese të rëndësishme, për Kosovën shtet”, ka shkruar ai.

Të pranishëm në takim kanë qenë edhe ministrat e AAK’së.

 

Nderë i veçantë për mua dhe ekipin tim me rastin e vizitës së Kryetarit Ramush Haradinaj. Përkrahja e tij për është...

Publiée par Besnik Tahiri sur Lundi 24 août 2020

(Kosova Sot Online)