Mbytet një pushues në ‘Plazhin e Vjetër’ të Vlorës

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 15:56
Mbytet një pushues në ‘Plazhin e Vjetër’ të Vlorës

Vlorë- Një burrë rreth 70-vjeç është gjetur i mbytur në Plazhin e vjetër në Vlorë.

Viktima është nxjerrë në breg nga disa banorë dhe pushues të zonës, ndërsa pritet që ekspertiza të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Deri më tani dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

(Kosova Sot Online)