Parashikimi i Serwer: Në Washington janë të mundshme disa marrëveshje për Trepçën dhe Ujmanin

  • E.K /
  • 25 August 2020 - 09:35
Parashikimi i Serwer: Në Washington janë të mundshme disa marrëveshje për Trepçën dhe Ujmanin

Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serëer tha se ai nuk ishte “mjaft i sigurt” se diçka do të nënshkruhej në takimin midis Kosovës dhe Serbisë në Washington në fillim të shtatorit.

Ai nuk përjashtoi mundësinë e arritjes së “disa marrëveshjeve ekonomike, përfshirë këtu atë për Trepçën dhe Ujmanin”.

“Po ashtu, një marrëveshje për zona të veçanta ekonomike përgjatë kufirit midis Kosovës dhe Serbisë është e mundur. Unë dyshoj se do të ketë një marrëveshje për çështje madhore politike që lidhen me normalizimin e marrëdhënieve, sepse duket se Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë Kosovën si të pavarur dhe sovrane. Prishtina nuk mund të pranojë asgjë më pak se kaq”, i tha ai Danasit

Ai shtoi se kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka një shumicë të vogël në parlament dhe nuk dëshiron të rrezikojë zgjedhjet e parakohshme, të cilat sipas tij me siguri do të fitoheshin bindshëm nga ish-kryeministri, udhëheqësi i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

(Kosova Sot Online)