Presidenti u kërkon deputetëve të deklarohen për mandatin e Gjykatës Speciale

  • E.K /
  • 25 August 2020 - 10:42
Presidenti u kërkon deputetëve të deklarohen për mandatin e Gjykatës Speciale

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një letre ka kërkuar amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, në pikën ku flitet për mandatin e Speciales.

Në letrën që kreu i shtetit i ka dërguar Kuvendit, ka kërkuar që të ndryshohet pika 13 e Nenit 162 në të cilin flitet për mandatin e Gjykatës Speciale.

Në pikën 13 të Nenit 162 thuhet se “ Mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të zgjasë për një periudhë pesë (5) vjeçare, përveç nëse njoftimi i përfundimit të mandatit në pajtim me Ligjin No.04/L-274 bëhet më herët”.

Shefi i shtetit ka kërkuar që pika 13 të amandamentohet me  “mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të zgjas deri atëherë kur njoftimi për përfundimin e mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

(Kosova Sot Online)