Vjosa Osmani presidente në Shtëpinë e Bardhë me delegacionin e Kosovës, ja pse duhet të dorëhiqet Hashim Thaçi

Vjosa Osmani presidente në Shtëpinë e Bardhë me delegacionin e Kosovës, ja pse duhet të dorëhiqet Hashim Thaçi
Vjosa Osmani presidente në Shtëpinë e Bardhë me delegacionin e Kosovës, ja pse duhet të dorëhiqet Hashim Thaçi

Dr. Hysni Aliu

  • 25 August 2020 - 07:41

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

“Hashim Thaçi do të duhej dhënë dorëheqje para 4 shtatorit në mënyrë që Kosova të jetë në nivel të barabartë e përfaqësuar në këtë takim të rëndësishëm, siç po thuhet, me peshë historike, pasi që Kosova përsëri do të përfaqësohej edhe nga presidenti, ashtu siç do të jetë e përfaqësuar komplet, me të gjithë përfaqësuesit përkatës shtetëror edhe Serbia. Në këtë rast Kosovën do të duhej të përfaqësonte Vjosa Osmani e cila do të mundë ta përfaqësonte vendin, në një mënyrë, përafërsisht në të njëjtën linjë të qëndrimeve sikurse Albin Kurti dhe shumica e popullit. Në këtë mënyrë do të kishim një përfaqësim të dinjitetshëm nga një njeri i besueshëm në krye të institucioneve, sikurse është Vjosa Osmani. Në këtë rast do të kishte efekt edhe tek çështja e rezultatit final, arritjes dhe zbatimit të marrëveshjeve”.

-Do të ishte tepër veprim i mirë, dhe me interes të madh për shtetin e Kosovës, nëse presidenti i tanishëm Hashim Thaçi do të jepte dorëheqje para takimit që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë në fillim të shtatorit, mes të delegacioneve përfaqësuese të Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të arritjes së një marrëveshje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, me interes për të dyja vendet. Edhe marrëveshjet do ishin të zbatueshme si të tilla, dhe Kosova nuk do të ishte e sanksionuar apo e dënuar që të përfaqësohet me nivel më të ulët si rrjedhojë që presidenti i vetë është i papërgjegjshëm dhe nuk jep dorëheqje.”

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".