Pronarja e lokalit në Lipjan nuk respekton masat anti-Covid, sulmon inspektorët

  • E.K /
  • 25 August 2020 - 10:52
Pronarja e lokalit në Lipjan nuk respekton masat anti-Covid, sulmon inspektorët

Policia ka njoftuar se është iniciuar rast ndaj një gruaje e cila ka penguar inspektorët gjatë shqiptimit të gjobës për mosrespektim të kufizimit të lëvizjes

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dieles në sheshin “Adem Jashjari” në Lipjan, në orën 22:45.

“Nga njësitë policore dhe inspektorët komunal është hasur duke punuar një lokal, gjatë shqiptimit të gjobës kanë hasur në pengesë nga e dyshuara femër kosovare –pronare e lokalit”, njofton policia në raportin 24 orësh.

Po ashtu bëhet e ditur se e dyshuara është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj saj është iniciuar rasti.

(Kosova Sot Online)